Kompania "Dijamanti" sh.p.k është një histori suksesi që nis që nga viti 1986, nga themeluesi Njazi Kastrati në fshatin Maxharë të Malishevës. Nisur nga një vizion i qartë dhe përkushtimi ndaj cilësisë, kompania ka arritur të krijojë një rrugëtim të frytshëm në industrinë e materialeve të drurit.
Në fillim të veprimit si kompani, “Dijamanti”kryesisht ishte i fokusuar në tregtimin e materialeve të drurit. Me kalimin e kohës dhe përvojën e fituar në treg, kompania shpërfaqi aftësi të jashtëzakonshme menaxhimi dhe ndjeshmëri ndaj kërkesave të tregut.
Duke përfshirë teknologji të avancuara dhe përpjekje të vazhdueshme për inovacion, “Dijamanti”arriti të bëhet një prodhues i njohur dhe i suksesshëm i produkteve të drurit të laminuar. Ky lloj i përpunimit krijoi mundësi të reja dhe të larta për zhvillim, ndërsa rriti ndjeshëm konkurueshmërinë e kompanisë në treg.
Në vitet pasardhëse, Kompania "Dijamanti" sh.p.k u bë e njohur si prodhuesi i parë dhe i vetëm i paneleve të drurit të laminuar në Kosovë. Ky pozicion i veçantë e bëri që kompania të forcoj kapacitetet prodhuese për të përmbushur një kërkesë të rritur për produkte të tilla. Rritja e kapaciteteve prodhuese deri në 4m³ për ndërrim dëshmon vullnetin e tyre të përkushtuar ndaj rritjes dhe zhvillimit të kompanisë.